Bota

Fjalët e para të Donald Trump nga spitali, pas atentatit në miting

fjalet e para te donald trump nga spitali pas atentatit ne miting
fjalet e para te donald trump nga spitali pas atentatit ne miting

Zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump thanë në një deklaratë për mediat se ai ishte mirë me shëndet. Fjalët e para të Trump nga spitali ishin falenderime për forcat e sigurisë të cilët vepruan menjëherë.

“Presidenti Trump falenderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer”, tha zëdhënësi Steven Cheung në një deklaratë. “Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të jepen në vazhdim”.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se “ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën” dhe se çështja tashmë ishte nën hetim aktiv. Po kështu shtoi se informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts