Bota

Zëdhënësi i Trump: Ish-Presidenti është jashtë rrezikut për jetën

zedhenesi i trump ish presidenti eshte jashte rrezikut per jeten
zedhenesi i trump ish presidenti eshte jashte rrezikut per jeten

Një zëdhënës tha se ish-presidenti Donald Trump është jashtë rrezikut, pas një incidenti të shtunën në mbrëmje ndërsa po fliste në një tubim në Batlër të shtetit të Pensilvanisë.

Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur. Nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi, por Trump fillimisht u pa të ulej në tokë, ndërkohë që agjentët e shërbimit të sekret nxituan për ta ngritur dhe larguar menjëherë nga podiumi.

Kur po largohej, ai ngriti një grusht drejt turmës, e cila thërriste: “SHBA, SHBA”.

Incidenti vjen pas një dite të ngjeshur fushatash për Trump dhe ish-Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës.

Zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump thanë në një deklaratë se ai ishte mirë me shëndet.

“Presidenti Trump falenderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer”, tha zëdhënësi Steven Cheung në një deklaratë. “Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të jepen në vazhdim”.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se “ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën” dhe se çështja tashmë ishte nën hetim aktiv. Po kështu shtoi se informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts