Shqiperia

Atentati ndaj Trump, Begaj: Dënojmë fuqishëm sulmin dhe format e dhunës politike

atentati ndaj trump begaj denojme fuqishem sulmin dhe format e dhunes politike
atentati ndaj trump begaj denojme fuqishem sulmin dhe format e dhunes politike

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili mbeti i plagosur në veshin e djathtë, pas të shtënave me armë.

Presidenti Begaj dënoi ashpër “këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”.

“Mësova me keqardhje lajmin e tentativës për vrasjen e Presidentit Donald Trump. I uroj shërim të shpejtë Presidentit Trump dhe ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm. E dënojmë ashpër këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”, u shpreh Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në rrjetin X

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts