Shqiperia

Sulmi ndaj Trump/ Sali Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal

sulmi ndaj trump sali berisha denoj me ashpersine me te madhe kete akt te urryer kriminal
sulmi ndaj trump sali berisha denoj me ashpersine me te madhe kete akt te urryer kriminal

TIRANE

Edhe kreu i PD-së Sali Berisha i është bashkua reagimeve për sulmin me armë ndaj ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Berisha shkruan se e dënon me ashpërsi sulmi, ku një dorë kriminale shkrepi një seri të shtënash kundër Trump. Kreu i PD-së e quan një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.

Postimi i plote

Atentat kundër Presidentit Donald Trump.
Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Presidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.
Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpejt dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor. #sb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts