Autoritetet amerikane kanë identifikuar personin e armatosur të përfshirë në sulmin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën. Ai është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret në vendngjarje pas të shtënave.
FBI e identifikuar atë si banor të Bethel Park, Pensilvani – rreth 35 milje në jug të Butler, ku Trump po mbante tubimin e tij.
Crooks u diplomua nga shkollën e mesme Bethel Park në vitin 2022, sipas një raporti të medias lokale.
Ai u regjistrua për të votuar si republikan, sipas një liste në bazën e të dhënave të votuesve të Pensilvanisë që përputhej me emrin, moshën dhe adresën.
Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat në të cilat ai do të votonte.
Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se një donator i listuar si Thomas Crooks me të njëjtën adresë i dha 15 dollarë një komiteti të veprimit politik të linjës demokratike të quajtur Projekti Progresiv i Pjesëmarrjes në Janar 2021.
Ndërkohë CNN shkruan se babai i Crooks, Matthew Crooks, tha se ai po përpiqej të kuptonte “çfarë dreqin po ndodh”, por do të “priste derisa të fliste me forcat e rendit” përpara se të fliste për djalin e tij.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co