Bota

FOTO+VIDEO/ Atentatori ishte 120 m larg Trumpit, momenti kur 2 snajperistët amerikanë e ekzekutojnë mbi çatinë e ndërtesës nga ku qëlloi

fotovideo atentatori ishte 120 m larg trumpit momenti kur 2 snajperistet amerikane e ekzekutojne mbi catine e nderteses nga ku qelloi

Ish-presidenti Donald Trump ishte rreth 120 deri në 150 metra nga atentatori i dyshuar në kohën e të shtënave në mitingun e tij në Butler, Pensilvani. CNN ka analizuar pozicionet e vendosjes së autorit dhe kandidatit për president.

Trump po mbante mitingun në Butler Farm Show Grounds të shtunën pasdite. Mësohet se ai qëlloi tetë herë dhe një nga plumbat e kapi ish-presidentin Trump në veshin e djathtë.

Vendi Ku Ndodhi Atentati
Vendi Ku Ndodhi Atentati

Personi i armatosur qëlloi nga një “pozicion i ngritur” jashtë tubimit, bëri të ditur Shërbimi Sekret. Burime të zbatimit të ligjit thanë për CNN se vrasësi ishte në një çati të një ndërtese jashtë vendit të tubimit.

Në pamje duket Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, pasi ishte ekzekutuar nga njësia e snajperistëve që duken në pamje, edhe ata të hipur në pjesën e sipërme të një banese.

Snajperistet1
Snajperistet1

Trump u plagos nga të shtënat por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi ndaj tij, tha FBI, ishte një atentat. Krahas atentatorit, u raportua i vdekur edhe një nga pjesëmarrësit në tubimin e kandidatit republikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts