“Lutem për vendin tonë”/ Reagimi prekës i Ivanka Trump: Të dua babi sot e përgjithmonë!

lutem per vendin tone reagimi prekes i ivanka trump te dua babi sot e pergjithmone

Pas Donald Trump Jr. djali i madh i ish-presidentit amerikan, ka reaguar edhe vajza e tij Ivanka Trump përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Ajo ka falenderuar forcat e rendit për reagimin e tyre të shpejtë, ndërsa ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe të lënduarit e ngjarjes.

Postimi

Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe për viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë në Butler, Pensilvani.

I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Img 2106
Img 2106

Donald Trump u qëllua në Pensilvani gjatë takimit elektoral. Një 20-vjeçar i armatosur me pushkë dhe i hipur mbi çatinë e një ndërtese hapi zjarr në drejtim të tij. Plumbi e kapi Trumpin në pjesën e veshit. Një prej të pranishmëve në tubim humbi jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Forcat Speciale ekzekutuan me snajper atentatorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →