Nga njëra anë Argjentina, nga ana tjetër Kolumbia. Këta do të jenë finalistët e “Copa America 2024”, një turne që ka dhuruar emocione të mëdha për publikun e Shteteve të Bashkuara dhe spektatorët neutralë.
Mesi me shokë përjetuan një rrugë vërtet të qartë, si dominuesit e kontinentit, por “Kafeteros” nuk ishin më pak sepse pas ndeshjes së shkëlqyer kundër Brazilit në grupe, erdhi suksesi me firmën ndaj Uruguait në gjysmëfinale. Ndeshja do të luhet natën mes të dielës dhe të hënës, në 02:00 në Shqipëri, në stadiumin “Hard Rock” në Majmi.
10 KUNDËR 10 – Do të jetë 10- shit kundër 10-shit. E thënë ndryshe Lionel Mesi kundër Hames Rodríguez. Për të dy mbase do të jetë ndeshja e fundit në turne, teksa për të tjerë e fundit me fanellën e përzgjedhjes së tyre. Për kapitenin e Kolumbisë, është një ëndërr e pritur prej 13 vitesh. Do të jetë ringjallja e fjalisë ikonike “Do të ha të gjallë vëllaçko” e vënë në skenë mes Dibu Martinez dhe vendasit Jerri Minas. Do të jetë hera e parë që Argjentina dhe Kolumbia do të përballen me njëra-tjetrën në fazën finale të një turneu dhe për “Kafeteros” është një rast më unik sesa i rrallë, duke qenë se finalja e fundit e luajtur daton 23 vjet më parë, kur në 2001 ish-lojtari i Interit, Ivan Córdoba dhe ish-lojtari i Milanit, Mario Jepes, ia dolën mbanë në arritjen historike për të sjellë trofeun në Bogota. Dy kombëtaret që kanë mbushur stadiumet me numrin më të madh të tifozëve deri më tani arrijnë në finale dhe për këtë arsye është e arsyeshme të pritet një shfaqje e vërtetë ngjyrash në tribuna në atë që do të jetë ndeshja e vit për Kontinentin e Ri.
FORMACIONET – Të gjithë në dispozicion për Lionel Skalonin, i cili nuk ka gjasa të ndryshojë asgjë nga gjysmëfinalja fitimtare dhe dominuese kundër Kanadasë. Martinez në portë, Montiel dhe Taliafiko si mbrojtës krahu, Martinez-Romero si qendërmbrojtës me De Paul-Enzo Fernandez si mesfushorë dhe Di Maria-Mekalister si anësorë. Në sulm Leo Mesi që ka shënuar 23 herë në 29 ndeshjet e fundit dhe Hulian Alvarez. Përballë do të jetë një Kolumbi që humbet një nga protagonistët e turneut të saj: Daniel Munjoz, i cili u përjashtua kundër Uruguait. Santiago Arias do ta zëvendësojë atë, me Mohikën në korsinë tjetër. Rishard Rios nuk ia del dhe mesfusha humb dinamon e saj. Favorit për ta zëvendësuar është Uribe, i cili do të bashkohej me Hames Rodriguez dhe Lermas për të mbështetur në sulm Xhon Kordobën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co