Bota

Kronologjia/ Si ndodhi atentati ndaj Donald Trump, ish-presidenti hyri në skenë nën tingujt e muzikës “God Bless the USA”, por…

kronologjia si ndodhi atentati ndaj donald trump ish presidenti hyri ne skene nen tingujt e muzikes god bless the usa por



































Donald Trump po fliste në një takim të fushatës elektorale në qytetin Butler në Pensilvani të shtunën mbrëma, kur një person i armatosur tentoi të vriste ish-presidentin.

trump

Por si ndodhi ngjarja? Më poshtë po prezantojmë një kronologji të të gjithë ngjarjes, nga momenti kur Trump nisi takimin deri tek atentati.

Ora është sipas kohës lokale në Pensilvani

Ora 17:00: Trump ishte planifikuar që të fillonte t’i drejtohej turmës

Ora 18:03: Ai del në skenë nën tingujt e muzikës “God Bless the USA” të Lee Hazelëood

Ora 18:11: Vetëm pak minuta pas fjalimit të tij gjatë fushatës, dëgjohen të shtëna të forta

Ora 18:12: Agjentët e Shërbimit Sekret vërshojnë drejt ish-presidentit përpara se ai të nxirrej nga skena me gjak pranë veshit dhe në anën e fytyrës.

Ora 18:14: Autokolona e Trump largohet nga tubimi

Ora 18:42: Shërbimi Sekret lëshon një deklaratë, duke konfirmuar se Trump është i sigurt dhe se ka një hetim aktiv për incidentin

Ora 19:03 : Zyra e shtypit të fushata së Trump thotë se ai është “mirë”

Ora 19:45: Forcat e rendit konfirmojnë se i dyshuari ka vdekur, së bashku me një person tjetër, pjesë e mitingut të Trump.

Ora 20:13: Biden dënon sulmin dhe thotë gjatë një konference se ai po përpiqet të flasë me Trump në telefon sa më shpejt të jetë e mundur

Ora 20:42: Trump tregon rrëfimin e tij të parë për atë që ndodhi, duke thënë se një plumb ia shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë

Ora 21:33: FBI do të udhëheqë hetimin për të shtënat në tubimin e Trump

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts