GJKKO pranon kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e hetimit për dosjen e “Sterilizimeve” me 1.5 muaj.
Kërkesa e SPAK ishte për një zgjatje prej 3 muajsh.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se zgjatja e afateve i referohet personave në hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.
Ndërkohë ditën e djeshme SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj.
Rrapaj e Rjepaj ndodhen në paraburgim, të hetuarit e tjerë janë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.
- 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:
- Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 02.2024 deri në datën 01.04.2024.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co