Bota Sport

Yamal-Bellingham, nis sfida e re në Europë/ Yjet e Barcelonës dhe Realit, gati për një “Mesi-Ronaldo”

yamal bellingham nis sfida e re ne europe yjet e barcelones dhe realit gati per nje mesi ronaldo



































Vallë çfarë po bënte Xhud Bellingam kur ishte 17- vjeç, moshë që do të festojë sot Jamin Jamal? Ishte viti 2020 dhe ai ishte duke u transferuar nga Birmingami te Borusia e Dortmundit për 25 milionë sterlina, shifra monstuoze për një djalosh që jepte shpresë dhe në fund ndihmoi ekipin anglez për të dështuar falimentimin. Bellingam ishte shumë i avancuar, por jo aq shumë sa Jamal.

yamal bellingham

Për shembull, nuk kishte debutuar ende me Anglinë e madhe dhe e bëri në nëntorin e atij viti në një miqësore kundër Irlandës. Jamal i ka rritur pritshmëritë e imagjinatës dhe Bellingham që në vitin 2020 po mendonte të ardhmen e tij, sot për sot duket disi pak me vonesë në krahasim me sulmuesin e Spanjës. Jamal kundër Bellingamit do të jetë dueli kryesor në Spanjë-Angli në finalen e Euro 2024 ditën e nesërme në Berlin.

PROFILET– Tek Spanja, Jamal niset nga e djathta për t’u futur në qendër dhe për të liruar të majtën e tij ultrapotente dhe të saktë, apo të futet në driblimet e njëpasnjëshme në krah për të krosuar në zonë. Tek Anglia, Bellingham bën të njëjtën gjë, por në anën e kundërt. Ai futet nga e majta në qendër për të provuar të djathtën e tij. Lojtarë të ndryshëm, por që herët a vonë preferojnë të shkojnë në zonën e fantazisë së skuadrës së tyre. Teknika e Jamalit ka më shumë shkëndija, e shpejtë dhe e palexueshme lehtësisht. Këmba e Bellingamit është më e fortë, por as Xhudit nuk i mungon shpikja e momentit për t’i lënë të tjerët pa fjalë. Mjafton të shohim roveshatën kundër Sllovakisë. Për forcë janë disi të ndryshëm. Anglezi duket më i formuar fizikisht, por edhe spanjolli për moshën që ka duhet ende të shtojë pak muskuj. Të dy duan topin në këmbë për të treguar më të mirën e tyre.

SA KUSHTOJNË- Jamal është në kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 me një klauzolë 1 miliard euro. Kush do ta blejë duhet të shpenzojë. Por vetëm 2 vite larg skadencës, kjo shifër duket si një utopi. Lajmet thonë se PSG-ja ka ofruar 200 deri në 250 milionë euro te Barcelona dhe këta të fundit kanë refuzuar. Rroga e tij është 900 mijë euro neto, shumë për një lojtar të moshës së tij, por shumë pak për atë që ka treguar në fushën e lojës në Euro 2024. Dhe këto ekstreme kërkon që t’i zhdukë me kohën Zhorg Mendesh, menaxheri i njohur i Kristiano Ronaldos që ka marrë nën kujdes djaloshin spanjoll.

Sulmi drejt Jamalit nga ekipet e tjera ka nisur dhe duket e vështirë që Barcelona të rezikstojë. Krejt ndryshe është situata për Bellingamin, i cili një vit më parë u transferua nga Dortmundi drejt Realit të Madridit për 135 milionë euro dhe ka rrogë 12 milionë euro në vit deri në 2029. Ai nuk është në merkato, por transferimi i Mbapesë mund të prishë ekuilibrat në skuadër. Bellingam nuk është një tip paqësor. Në fushën e lojës herë pas here tregohet nervoz. Do të duhet diplomacia e Ançelotit për t’i menaxhuar dy kampionët e vërtetë. Kurioz, por jo shumë fakti që PSG-ja kërkon të zëvendësojë Mbapenë me Jamalin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts