Sport

Formacioni më i mirë i “Euro 2024”, asnjë lojtar i Anglisë

formacioni me i mire i euro 2024 asnje lojtar i anglise

“Sofascore”, që merret me statistikat e lojtarëve, e ka publikuar formacionin më të mirë të Evropianit 2024, deri në fazën e gjysmëfinales.  Website i njohur ka bërë publike 11-shen, pak para ndeshjes finale ndërmjet Spanjës dhe Anglisë,

Ka qenë turne ku futbollistët e profilit të lartë nuk kanë treguar më të mirën, ndërsa janë shfaqur emra të rinj e shumë të talentuar. “Sofascore” ka rreshtuar 11-shen më të mirë me formacionin 4-3-2-1. Në portë është Giorgi Mamardashvili. Mbrojtja përbëhet nga Joshua Kimmich, Antonio Ruediger, Jaka Bijol dhe Marc Cucurella.

Para mbrojtjes treshja Fabian Ruiz, Toni Kroos dhe Bernardo Silva, ndërsa Dani Olmo e Kevin De Bruyne janë në përkrahje të Cody Gakpos. Në këtë 11-she nuk është asnjë futbollist anglez.

Gggggg
Gggggg

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts