Sport

Ceferin: Ky është formati i duhur për Europianin, çdo ekip mund të fitojë

ceferin ky eshte formati i duhur per europianin cdo ekip mund te fitoje
ceferin ky eshte formati i duhur per europianin cdo ekip mund te fitoje

Presidenti i UEFA-s, Ceferin analizoi faktin se për të tretën herë radhazi, në Europian morën pjesë 24 skuadra dhe jo 16 siç ishte deri në Euro 2016.

“Është më interesante. Ju mund të shihni Gjeorgjinë dhe Slloveninë, vende që ndoshta nuk do të ishin kualifikuar nëse Euro do të kishte qenë me 16 skuadra dhe që meritojnë të jenë këtu. Mund të shihni se çdokush mund të mundë këdo. Kemi 24 skuadra fantastike dhe nëse do të shtonim dy-tre skuadra, Evropiani do të ishte pa dyshim më i fortë se Botërori”.

“Shumë prej tyre. Duke filluar nga finalistët. Unë jam gjithmonë i befasuar nga cilësia e Bellinghamit. Dhe sigurisht Kane. Unë mendoj se jam më shumë i impresionuar nga Rodri, truri i Spanjës, nuk e humb kurrë topin, nuk e di sesi, dhe një nga lojtarët sllovenë, Karničnik, jam i sigurt se nuk keni dëgjuar kurrë për të, luan në ligën sllovene dhe ka pasur një turne të mrekullueshëm me shumë lojtarë.

“Rregulli që vetëm kapiteni i drejtohet arbitrit- Mendoj se është e shkëlqyer dhe skuadrat janë të kënaqura me të. Pothuajse të gjitha ligat dhe federatat kanë thënë se do ta zbatojnë atë në kampionatet e tyre” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts