Bota

Atentati ndaj Trump/ “Kujdes, po kthehet drejt nesh”, publikohen pamjet nga momentet e panikut

atentati ndaj trump kujdes po kthehet drejt nesh publikohen pamjet nga momentet e panikut
atentati ndaj trump kujdes po kthehet drejt nesh publikohen pamjet nga momentet e panikut

Pamje të reja janë publikuar nga atentati që ndodhi ndaj ish-Presidentit dhe kandidatit republikan Donald Trump në Pensilvani.

Teksa autori 20-vjeçar, Thomas Matthew Crooks fshihej në çatinë e një godine pranë mitingut të Trump me mbështetësit e tij, ai është pikasur nga njerëzit aty pranë.

Këta të fundit, të alarmuar dhe në panik kanë njoftuar forcat e sigurisë ndërsa kanë thërritur të afërmit e tyre pranë.

Në momentet e filmuara një prej personave që pikas autorin mbi çati paralajmëron personat pranë tij që të ruhen pasi 20-vjeçari kthehet në drejtimin e tyre.

Nga atentati Trump u plagos lehtë, ndërsa u vra një pjesëmarrës në mitingun e kandidatit republikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts