Bota

“Ajo po mbronte babin”/ E bija e ish-Presidentit, Ivana thotë se Trump kishte një “engjëll mbrojtës” gjatë atentatit

ajo po mbronte babin e bija e ish presidentit ivana thote se trump kishte nje engjell mbrojtes gjate atentatit
ajo po mbronte babin e bija e ish presidentit ivana thote se trump kishte nje engjell mbrojtes gjate atentatit

E bija e Donald Trump, Ivanka Trump u shpreh se nëna e saj Ivana ishte “duke ruajtur babin” kur ish-presidenti i mbijetoi një atentati me armë zjarri të shtunën mbrëma.

“Dy vite më parë sot, nëna ime ndërroi jetë. Unë besoj se ajo po e ruante babin mbrëmë gjatë tentativës për ta vrarë”, shkroi Ivanka në rrjetet sociale për nënën e saj Ivana Trump, e cila vdiq në vitin 2022 në moshën 73-vjeçare.

Ivana Trump, ish-gruaja e ish-presidentit Trump dhe nëna e Ivanka, Eric dhe Don Jr vdiq pasi u rrëzua nga shkallët në shtëpinë e saj në Manhattan, thanë atë kohë autoritetet.

Vdekja e ish-modeles u cilësua si “aksidentale” nga zyra e mjekësisë ligjore.

Përvjetori i vdekjes së Ivana Trump vjen një ditë pasi një snajper, i identifikuar si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Trump nga një çati rreth 130 metra larg, ndërsa Trump po fliste para mbështetësve të tij në Pensilvani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts