Bota

Atentati ndaj ish-Presidentit/ Gazetari i BBC u fshihet të shtënave në mitingun e Trump: Një grua bërtiti se…

atentati ndaj ish presidentit gazetari i bbc u fshihet te shtenave ne mitingun e trump nje grua bertiti se
atentati ndaj ish presidentit gazetari i bbc u fshihet te shtenave ne mitingun e trump nje grua bertiti se

Gazetari i BBC Gary O’Donoghue ishte një prej të pranishmëve në momentin e atentatit të dështuar ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Pensilvani.

O’Donoghue së bashku me ekipin e BBC u detyruan të fshihen për të shmangur të shtënat e 20-vjeçarit Thomas Mattheë Crooks.

Duke raportuar, i fshehur pas makinës së transmetuesit britanik, gazetari rrëfeu përshtypjet e para të momente të panikut që u krijuan në mitingun elektoral.

“Kishte 10 minuta që fjalimi i Trump kishte nisur. Teksa po prisnim të transmetonim drejtpërdrejt dëgjuam disa të shtëna. Rreth 6 të shtëna u dëgjuan. Një grua bërtiti se dikush po qëllonte me armë. Një burrë tha se kishte disa snajperë por nuk ishte i sigurt. Tani jam në tokë, pas makinës sonë. Kjo është mburoja e vetme që kemi dhe po përpiqemi të kuptojmë çfarë ka ndodhur. Nuk po e dëgjoj më Donald Trumpin të flasë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts