Bota

Rrëzohet gjatë ngjitjes me litarë teksa po eksploronte zonën dhe dëmton gjymtyrët, policia i vjen në ndihmë turistit çek në Himarë

rrezohet gjate ngjitjes me litare teksa po eksploronte zonen dhe demton gjymtyret policia i vjen ne ndihme turistit cek ne himare


































Policia Kufitare në Himarë i ka ardhur në ndihmë një turisti çek, i cili u dëmtua gjatë eksplorimit të zonës në Gjirin e Filikurit.

Himaree

Mësohet se turisti është rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe për pasojë ka dëmtuar gjymtyrët.

Turisti është transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës, ku edhe është asistuar nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe tani ndodhet në spitalin e Himarës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

U dëmtua gjatë eksplorimit të zonës në 📍Gjirin e Filikurit dhe mbeti i bllokuar, Policia Kufitare i shkon në ndihmë turistit çek.

Sot, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është marrë njoftim se në vendin e quajtur Gjiri i Filikurit, një turist i cili po eksploronte zonën ishte rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe kishte dëmtuar gjymtyrët. Menjëherë u nis drejt tij Njësia Policiore Detare e SPK Dhërmi e cila, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ka lokalizuar turistin çek dhe e ka transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës.

Shtetasi i dëmtuar është asistuar gjatë transportit edhe nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia Kufitare dhe Policia Vendore Vlorë janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112 📲

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts