Bota Sport

Çeferin nuk ka dyshime: Me 2-3 skuadra më shumë, Kampionati Europian do ishte më i fortë se Botërori

ceferin nuk ka dyshime me 2 3 skuadra me shume kampionati europian do ishte me i forte se boterori



































Zhvillimi i Kampionatit Europian me 24 skuadra është kritikuar shpeshherë, pasi u mendua se rritja e numrit të pjesëmarrësve do të ulte cilësinë e tij. Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka bindjen e plotë se është një turne shumë konkurrues dhe i fortë.

ceferin

“Është më interesant. Shihen skuadra si Gjeorgjia apo Sllovenia, vende që ndoshta nuk do ishin kualifikuar nëse Europiani do të ishte me 16 skuadra dhe e meritojnë të jenë këtu. Shihet që kushdo mund të fitojë ndaj kujtdo. Kemi 24 skuadra fantastike dhe nëse i shtojmë dy apo tre skuadra të tjera, Europiani do të ishte pa dyshim më i fortë se Kupa e Botës”, tha ai.

Më pas, Çeferin u ndal edhe te talentet individuale që kanë pikatur në këtë turne. “Më kanë pëlqyer dias. Duke filluar nga ekipet finaliste. Më bën gjtihmonë përshtypje cilësia e Bellingam, i cili më duket gjithmonë si i lodhur. Dhe natyrisht Kejn. Mendoj se më ka bërë më shumë përshtypje Rodri, truri i Spanjës, nuk e humb kurrë topin, nuk e di se si. Kvaratskhelia si dhe një prej lojtarëve sllovenë, Karniçnik, jam i sigurt që nuk e keni dëgjuar ndonjëherë, luan në kampionatin slloven dhe ka bërë një turne të madh. Ka shumë lojtarë të mirë”, janë fjalët e Çeferin para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts