Shqiperia

FOTO/ Aksident i katërfishtë në aksin Tiranë-Durrës, disa të plagosur nga përplasja e automjeteve

foto aksident i katerfishte ne aksin tirane durres disa te plagosur nga perplasja e automjeteve
foto aksident i katerfishte ne aksin tirane durres disa te plagosur nga perplasja e automjeteve

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, teksa raportohet se nga përplasja e makinave ka edhe të plagosur.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e BalkanWeb shfaqen automjetet e përfshira në aksident, të cilat mësohet se janë katër.

Raportohet se pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar të plagosurit.

Sakaq, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit që ndodhi rreth 20 kilometra larg Vorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts