Spanja dhe Anglia sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e madhe të Europianit. I ftuar në “Euro 24” në News 24, Mirel Josa vendosi në “peshore” të dyja skuadrat.
“Spanja do ketë po të njëjtën mënyrë loje. Edhe kur ka ndryshuar, i ka patur të detyrueshme. Jam kurioz të shikoj si do fillojë Anglia ndeshjen. Ne bëmë një analizë, në bazë të asaj çfarë pritet dhe çfarë kemi parë deri tani. Nëse kemi qenë të saktë apo jo, do të shikohet pas ndeshjeve. Unë jam i mendimit që çdo njeri që bën analizën, shikon nga jashtë evolimin e ekipit.
Spanja nuk është Williams dhe Yamal, rëndësi ka grupi në tërësi. Williams ka nja dy vite që e shikoj.
Anglia ka luajtur mirë në pjesën e parë me Holandën, përse mos të luajë edhe sonte ashtu” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co