Kryeministri britanik telefonatë me Trump pas atentatit, i uron shërim të shpejtë pas plagosjes

kryeministri britanik telefonate me trump pas atentatit i uron sherim te shpejte pas plagosjes
kryeministri britanik telefonate me trump pas atentatit i uron sherim te shpejte pas plagosjes

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka uruar Donald Trump një ‘shërim të shpejtë’ teksa dënoi atentatin e ‘tmerrshëm’ ndaj jetës së tij në një tubim elektoral të shtunën pasdite.

Kryeministri mësohet se ka folur me ish-presidentin amerikan gjatë një bisede telefonike të dielën, raporton agjencia e lajmeve PA.

Gjatë bisedës së tyre, Starmer shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre.

Një burrë u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pasi një person hapi zjarr ndaj Trump ndërsa ai diskutonte politikat e emigracionit në një tubim fushate në Butler, Pensilvani.

Ekipi i Shërbimit Sekret eliminoi sulmuesin, për të cilin ata thanë se ishte jashtë perimetrit të terrenit të shfaqjes, disa qindra metra larg skenës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →