Mali i Zi/ Informacionet për një atentat të mundshëm, shtohen masat e sigurisë për ish-presidentin Gjukanoviç

mali i zi informacionet per nje atentat te mundshem shtohen masat e sigurise per ish presidentin gjukanovic



































Drejtoria e Policisë së Malit të Zi njoftoi të dielën se pas marrjes së informacionit nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare “që ende po verifikohet” për kërcënimet për vrasjen e ish-presidentit Milo Gjukanoviç, ka vendosur të forcojë sigurinë e tij.

12222

Pas njoftimit për media, Drejtoria e Policisë ka marrë informacionin e duhur nga Agjencia. Theksojmë se besueshmëria e informacionit është ende duke u kontrolluar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare”, tha Drejtoria e Policisë. .

Të shtunën mediat malazeze, duke cituar burime jozyrtare nga zyra e ish-presidentit, njoftuan se një grup kriminal nga një shtet fqinj, së bashku me shërbimin e inteligjencës nga një shtet tjetër fqinj, po planifikojnë të vrasin zotin Gjukanoviç.

Milo Gjukanoviç është themeluesi dhe udhëqësi për një kohë të i Partisë Demokratike të Socialistëve, partisë që ishte në pushtet në Mal të Zi për afro tre dekada.

Partia e tij humbi zgjedhjet e vitit 2020 dhe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2023 nga Jakov Milatoviç, zoti Gjukanoviç u tërhoq nga politika./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →