“Grupi parlamentar i PD ka 2 ose 3 përfaqësues në Komision”, Sulo për Reformën Zgjedhore: Opozita s’mund të luajë me rregullat që cakton Rama

grupi parlamentar i pd ka 2 ose 3 perfaqesues ne komision sulo per reformen zgjedhore opozita smund te luaje me rregullat qe cakton rama

Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur rreth diskutimeve brenda grupit parlamentar të PD.

Ai u shpreh se një prej kushteve të opozitës ishte Reforma Zgjedhore, ndërsa theksoi se në këtë Komision ky grup ka vetëm 2 ose 3 përfaqësues, ndërsa të tjerët nga opozita i përkasin PD-së zyrtare.

Ai u shpreh se pas kësaj do të vijnë zgjedhjet, në të cilat sipas tij opozita nuk mund të luajë me “rregullat që do të caktojë Rama”.

“Argumenti i njërës palë për alternimin e aksionit dhe mbylljen e tij se nuk po fitojnë gjë, ta marrim se qëndron. Kushti tjetër i opozitës ishte reforma zgjedhore. Nesër është komisioni dhe Alibeaj ka thënë se nuk diskutohet që bashkëkryetari na përket ne. Rithemelimi, ose grupi i PD ka 2 ose 3 deputetë. 4 dhe bashkëkryetarin i ka Basha. Ja i lanë këto, do bëhet një miting i madh. Po zgjedhjet, me rregullat e kujt do i bëjnë, do i caktojë Rama” u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →