Dirigjenti i famshëm japonez Seiji Ozawa ka vdekur nga problemet me zemrën, në moshën 88-vjeçare.
Ozawa, ish-drejtor muzikor i Operës Shtetërore të Vjenës, vdiq më 6 shkurt në shtëpinë e tij në Tokio.
Dirigjenti, i përshkruar si energjik dhe si dirigjenti 100 000 volt, drejtoi relativisht pak opera gjatë karrierës së tij, por me sukses të jashtëzakonshëm.
Si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Bostonit nga viti 1973 deri në 2002, Ozawa vendosi standarte të reja për shkëlqimin tonal. Ai ishte i njohur edhe për gjerësinë e repertorit të tij.
Më pas, duke menaxhuar Operën Shtetërore të Vjenës, ai iu përkushtua operës, duke treguar aftësinë e tij të jashtëzakonshme në drejtimin e veprave nga Mozart në Krenek.
Puna e tij arriti gjithashtu në hapësirë, kur ai drejtoi Orkestrën Saito Kinen (SKO) për t’i dorëzuar uverturën “Egmont” të Beethoven astronautit Koichi Wakata në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në 2022.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co