“S’kishte shprehje fytyre, e njihnim për djalë të zgjuar”, dëshmia e shokut të shkollës me atentatorin e Trump: Bullizohej, nuk përshtatej me të tjerët!

skishte shprehje fytyre e njihnim per djale te zgjuar deshmia e shokut te shkolles me atentatorin e trump bullizohej nuk pershtatej me te tjeret
skishte shprehje fytyre e njihnim per djale te zgjuar deshmia e shokut te shkolles me atentatorin e trump bullizohej nuk pershtatej me te tjeret

Thomas Matthew Crooks , 20-vjeçari që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu të shtunën mbrëma në Pensilvani, ishte viktimë e bullizimit gjatë kohës së studimeve, sipas asaj që tregoi një ish-studenti.

Jason Kohler, një ish-nxënës në shkollën e mesme Bethel Park, i tha CNN se ai nuk ishte në të njëjtën klasë me Crooks, por e shihte atë dhe tha se nuk kishte “shprehje fytyre”.

Crooks, tha Kohler, ishte ngacmuar sepse nuk përshtatej me të tjerët në shkollë.

“Kisha dëgjuar se ai ishte një djalë i zgjuar”, rikujtoi Kohler, ndërsa shtoi se incidenti ishte i pabesueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →