Bota Sport

VIDEO/ “Qaraman”, gjesti i Karvahal në pjesën e parë bën xhiron e rrjetit

video qaraman gjesti i karvahal ne pjesen e pare ben xhiron e rrjetit



































Ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në finalen e Euro 2024 ka dhuruar një pjesë të parë shumë të luftuar, ku skuadrat e kishin më shumë mendjen që të mos linin hapësira për kundërshtarët. Dhe kjo prodhoi edhe faulle në disa momente ku ekipet tentonin të nisnin aksione sulmuese.

dsadsaasdadadsads

Një faull i tillë pa Karvahal të ndalte Bukajo Saka i cili ishte nisur drejt portës kundërshtare me shpejtësi. Një prekje e lehtë për të ndalur aksionin, teksa anglezët kërkuan menjëherë të verdhë për mbrojtësin.

Gjyqtari nuk e dha kartonin dhe kjo i dha zemër lojtarit të spanjollëve. Ai bëri me shenjë me duar sikur po qante drejt Saka, duke i dhënë një mesazh të qartë që të ndalte ankesat.

Një veprim që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë në fakt një nga momentet më të komentuara të pjesës së parë të ndeshjes, ku munguan gjuajtjet drejt portës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts