![Përplasjet në Kuvend, PS kërkoi masë disiplinore për deputetët e opozitës, ja dënimet për Palokën dhe Dodën 2 perplasjet ne kuvend ps kerkoi mase disiplinore per deputetet e opozites ja denimet per paloken dhe doden](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/perplasjet-ne-kuvend-ps-kerkoi-mase-disiplinore-per-deputetet-e-opozites-ja-denimet-per-paloken-dhe-doden.jpg)
Pas përlasjeve dhe tensioneve të fundit të krijuara në sallën e Parlamentit, Partia Socialiste ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj Edi Palokës dhe Petrit Dodës.
Raportohet se Sekretariati i Etikës ka vendosur të dënojë me 40 ditë përjashtim Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën.
Seanca e një dite më parë u shoqërua me tensione të shumta si jashtë Kuvendit ashtu dhe brenda në sallë.
Deputeti Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ndërsa Petrit Doda iu ‘sul’ me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.
Pavarësisht tensioneve, projektligjet e rendit të ditës u miratuan, përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u shty.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co