Bota

“Ishte vetëm, e ngacmonin gjithmonë”, zbardhen detaje rreth jetës së errët të agresorit të Donald Trump

ishte vetem e ngacmonin gjithmone zbardhen detaje rreth jetes se erret te agresorit te donald trump
ishte vetem e ngacmonin gjithmone zbardhen detaje rreth jetes se erret te agresorit te donald trump

Ndërsa hetuesit federalë po përpiqen të përcaktojnë motivacionin e atentatit ndaj i ish-presidentit Donald Trump, një ish-shok klase i 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks, personit të identifikuar si vrasësi i mundshëm, po hedh dritë mbi temperamentin e tij.

Jason Kohler u tha gazetarëve se kishte qenë në shkollë të mesme me autorin dhe e cilësoi atë si vetmitar.

“Si fëmijë ai ishte gjithmonë vetëm. Atë e ngacmonin gjithmonë”, u tha zoti Kohler gazetarëve të dielën. Ai shtoi se nuk kishte pasur shumë komunikim me vrasësin e mundshëm Crooks, i cili vihej në shënjestër për mënyrën se si vishej apo për faktin që vazhdonte të mbante maskë pasi u hoqën detyrimet për maskën e COVID-it. Zyrtarët e agjencive të rendit thanë të dielën se gjetën materiale për prodhim bombash në makinën dhe shtëpinë e autorit të dyshuar Crooks dhe se arma e stilit AR që ai përdori ishte blerë nga babai i tij./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts