Hetimet për atentatin ndaj Donald Trump, FBI: Sulmuesi veproi i vetëm, arma ishte me leje! Nuk ka shqetësim për sigurinë publike

hetimet per atentatin ndaj donald trump fbi sulmuesi veproi i vetem arma ishte me leje nuk ka shqetesim per sigurine publike



































FBI jep pak detaje në lidhje me tentativën e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të shtunën e 13 korrikut gjatë një takimi elektoral në Pensilvani.

trump

Ende nuk dihet arsyeja pse Thomas Mattheë Crooks mund të ketë tentuar të vrasë ish presidentin, por FBI shprehet se “po punon për të përcaktuar sekuencën e ngjarjeve dhe lëvizjet e sulmuesit përpara të shtënave” dhe po shqyrton provat e mbledhura.

“Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë veprime logjike hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”, thuhet në deklaratë.

Crooks nuk kishte asnjë shkelje të njohur në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

“Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike,” thotë FBI.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →