Humbi mandatin si kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri paralajmëron: Çështjen e pafajësisë do ta çoj deri në Strasburg

humbi mandatin si kryebashkiak i himares fredi beleri paralajmeron ceshtjen e pafajesise do ta coj deri ne strasburg
humbi mandatin si kryebashkiak i himares fredi beleri paralajmeron ceshtjen e pafajesise do ta coj deri ne strasburg

Fredi Beleri, nga Rinasi, pak para nisjes së tij drejt Athinës dhe më pas drejt Francës, ku do të betohet si eurodeputet, paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij.

Beleri, i cili humbi dhe mandatin si i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite për blerje votash, tha se do ta çojë çështjen e tij deri në Strasburg. Ai akuzoi drejtësinë shqiptare se për rastin e tij janë ndjekur dy standarde.

“Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, deri në Strasburg”, përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →