![Nico Williams i ekzaltuar pas suksesit në finale: Luajtëm ndaj një skuadre të madhe, të gjithë e meritojmë suksesin 2 nico williams i ekzaltuar pas suksesit ne finale luajtem ndaj nje skuadre te madhe te gjithe e meritojme suksesin](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/nico-williams-i-ekzaltuar-pas-suksesit-ne-finale-luajtem-ndaj-nje-skuadre-te-madhe-te-gjithe-e-meritojme-suksesin.jpg)
Spanja triumfoi 2-1 në finalen e së djelës përballë Anglisë. Një festë e jashtëzakonshme për “La Roja-n” që me plotë meritë, pasi fituan 7 ndeshje nga 7, arritën të fitonin titullin e 4-ët në histori. Atmosfera ishte shumë entuziaste në përfundim të sfidës me Nico Williams që ishte një nga protagonistët e mëdhenj të këtij evropiani:
“Jam shumë euforik sonte, të gjithë ne e meritojmë. Ndeshja ishte e vështirë, luftuam ndaj një skuadre të madhe. Roli im? Unë ndjehem shumë mirë në çdo rol, më pëlqen madje të ndryshoj shpesh pozicion”, theksoi Williams.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co