![A ka pasur ndërhyrje te drejtësa? Kryeprokurori Çela: Nuk ka pasur probleme të tilla. Nuk është sistem perfekt, por… 2 a ka pasur nderhyrje te drejtesa kryeprokurori cela nuk ka pasur probleme te tilla nuk eshte sistem perfekt por](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/a-ka-pasur-nderhyrje-te-drejtesa-kryeprokurori-cela-nuk-ka-pasur-probleme-te-tilla-nuk-eshte-sistem-perfekt-por.jpg)
Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë fjalës së tij në parlament, prezantoi raportin për vitin 2023.
Deputeti Asllan Dogjani tha se a ka pasur ndërhyrje nga qeveria tek drejtësia. Çela u shpreh se nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjeve, por shtoi se sistemi i drejtësisë sot po funksionon më mirë se dikur.
Asllan Dogjani: A keni patur ndërhyrje drejtpërdrejtë ose mesazhe nga kryeministri, ministrat apo anëtarë të qeverisë?
Olsian Çela: Ndërhyrjet në drejtësi i vlerëson KLP. Nuk ka pasur ndërhyrje tek drejtësia. Sot drejtësia po funksionon, nuk është perfekt, ka vend për përmirësim, nuk përjashtoj që mund të ndodhin, por jemi në udhën e drejtësisë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co