Shqiperia

Studimet e larta, Akademia e Sigurisë përfshihet në portalin “UAlbania”, 100 kuota për studime në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit

studimet e larta akademia e sigurise perfshihet ne portalin ualbania 100 kuota per studime ne fakultetin e sigurise dhe hetimit
studimet e larta akademia e sigurise perfshihet ne portalin ualbania 100 kuota per studime ne fakultetin e sigurise dhe hetimit

Akademia e Sigurisë do të jetë pjesë e aplikimeve të maturantëve në portalin “UAlbania” për ndjekjen e studimeve të larta. Si një urë lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike, ky portal (ualbania.al) do të ofrojë këtë vit mundësinë për aplikim për t’u pranuar në programin e ciklit të parë “bachelor” edhe në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.

Për të gjithë të rinjtë, që do të zgjedhin Akademinë e Sigurisë dhe do të nisin rrugën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, do të ketë në dispozicion 100 kuota të lira. Në përfundim të studimeve trevjeçare në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, të diplomuarit do të marrin gradën “nënkomisar” dhe do të shërbejnë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, e cilësoi një hap të rëndësishëm përfshirjen e Akademisë së Sigurisë në procesin e aplikimit të maturantëve për të ndjekur studimet e larta, nëpërmjet portalit “UAlbania”.

“Integrimi i vazhdueshëm i Akademisë së Sigurisë me botën universitare dhe atë akademike do të sjellë një mundësi më shumë për maturantët, të cilët i ftoj të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke aplikuar për të ndjekur studimet e larta, me programe cilësore dhe staf të kualifikuar mësimdhënës. Ky hap do të garantojë në të ardhmen rritjen profesionale të trupës së policisë, si një premisë e rëndësishme për garantimin e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e goditjen e krimit”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Akademia e Sigurisë është akredituar si institucion i arsimit të lartë nga Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, me dy njësitë kryesore të saj: Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, si dhe Kolegjin Profesional të Formimit Policor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts