Bota

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë, KQZ cakton një monitorues për 36 qendrat e votimit

zgjedhjet e pjesshme ne bashkine himare kqz cakton nje monitorues per 36 qendrat e votimit



































Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqyrtuar sot projektvendimin për caktimin e numrit të monitoruesve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024.

ilirian celibashi

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KQZ ka caktuar një monitorues për zgjedhjet më 4 gusht në bashkinë Himarë, e cila ka 36 qendra votimi.

“Ideja është për të pasur një monitorues, për të caktuar një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, data 4 gusht 2024. Vendosim sipas këtij propozimi”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celbashi.

Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj, caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është dënuar me dy vite burg për blerje votash.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts