Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia zvicerane në vendkalimin e autostradës Chiasso-Brogeda teksa transportonte një sasi të madhe kokaine. 39-vjeçari shqiptar është ndaluar në një makinë me targa gjermane, duke hyrë në Zvicër, nga bashkëpunëtorët e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC).
Kontrolli i mjetit bëri të mundur gjetjen e afërsisht 4.5 kilogramë kokainë të fshehur në makinë dhe disa mijëra euro cash.
Krimi i dyshuar ndaj 39-vjeçarit, i cili rezulton të jetë banues në Shqipëri, është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët. Hetimet koordinohen nga prokurori publik Alvaro Camponovo.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co