Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë fjalës së tij, ka prezantuar raportin e vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme. Dumani tha ndër të tjera se SPAK ka regjistruar gjatë 2023 më shumë çështje penale.
Sipas tij, SPAK ka një strategji të menduar më së miri kundër pastrimit të parave.
Altin Dumani: Korrupsioni është një problem, ndodh shpesh dhe në mënyrë të organizuar, duke vjedhur nga paratë publike. Nga 2021-2023, janë regjistruar 16 përqind më shumë çështje penale nga SPAK. Janë shumë çështje të transferura, ku prokurori ka hetuar e madje edhe ka zbardhur autorët e veprës penale, por ka raste kur vetë prokurori transferohet me punë. Masa “arrest me burg” është ulur me 3 përqind.
Janë rritur hetimet me metodën pro-aktive. Institucionet referojnë shumë pak raste korrupsioni në SPAK. Janë dënuar me vendim të formës së prerë 269 persona. SPAK, gjatë 2023, në kuadër të bashkëpunimit, ka nënshkruar 4 marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtar. Gjatë 2023, kemi shpallur në kërkim ndërkombëtar 72 persona. SPAK ka ndërtuar strategji kundër pastrimit të parave, duke sekuestruar paratë e krimit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co