![Nga statusi i prokurorit, te mungesa e kallëzimeve nga institucionet dhe numri i hetuesve, Dumani rendit në Kuvend problematikat e strukturës së posaçme 2 nga statusi i prokurorit te mungesa e kallezimeve nga institucionet dhe numri i hetuesve dumani rendit ne kuvend problematikat e struktures se posacme](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/nga-statusi-i-prokurorit-te-mungesa-e-kallezimeve-nga-institucionet-dhe-numri-i-hetuesve-dumani-rendit-ne-kuvend-problematikat-e-struktures-se-posacme.jpg)
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike, si një nga problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme.
Kreu i SPAK po prezanton në Kuvend raportin vjetor, ku ka renditur disa nga problematikat e SPAK dhe BKH.
Dumani tha se një pikë tjetër është mungesa e hetuesve të BKH dhe numri i lartë i rasteve të mbartura.
“Masa arrest me burg që kemi kërkuar ne janë vetëm 29 përlind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.
Shqetësimet tona:
Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit,
Mungesa e këshilltarëve ligjor
Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.
[embedded content]
Mungese referimeve nga insitucioneve publike
Shtimi i hetuesve të BKH
Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,
Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja
Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co