Shqiperia

Sa është numri i zyrtarëve të lartë që kanë përdorur Sky Ecc? Ja si përgjigjet kreu i SPAK Dumani

sa eshte numri i zyrtareve te larte qe kane perdorur sky ecc ja si pergjigjet kreu i spak dumani
sa eshte numri i zyrtareve te larte qe kane perdorur sky ecc ja si pergjigjet kreu i spak dumani

Deputeti i PD Dashamir Sula, ka drejtuar disa pyetje për kreun e SPAK Altin Dumanin. Sula tha se çfarë po bën SPAK për parandalimin e pastrimit të parave.

Po ashtu, Sula ka thënë se nëse mundet, kreu i SPAK Dumani të thotë sesa zyrtarë të lartë kanë përdorur Sky Ecc. Altin Dumani u përgjigj se nuk mund të japë dot informacione për këtë pyetje, teksa u përgjigj për çështjet e tjera.

Dashamir Sula: SPAK është mision, që nuk duhet shpërdoruar. Lideri i PD po mbahet në arrest shtëpie, për një VKM, por është e pakonceptueshme që kemi VKM të tjera, siç është rasti i ndërtimit të kateve pa leje në kulla apo VKM që kanë dalë për inceneratorët. Ata persona që hetojnë këto vepra penale mos të kenë dopio standard. Në sektorin e ndërtimit qarkullojnë rreth 4 miliard euro, ndërsa në banka qarkullojnë 85 milionë euro, që nënkupton se 3.2 miliardë euro qarkullojnë në të zezë. Sektori i parandalimit të pastrimit të parave a e kryen detyrën, duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të larta? Sa i përket Sky Ecc, sa është numri i zyrtarëve që kanë përdorur platforma të tilla? Krimi i organizuar po ndikon deri në vendosje të zyrtarëve të lartë.

Altin Dumani: Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me Agjencinë e Pastrimit të Parave, që ka luajtur dhe luan kontribut tepër të madh për çështje që kemi përfunduar si hetim dhe po hetojmë. Bankat janë te sensibiluzuara, që të raportojnë rastet tek kjo agjenci. Bankat raportojnë, njohin detyrimet e tyre ligjore, ka sektorë të tjerë, që ne i kemi identifikuar, ku ka nevojë për ndryshime ligjore. Këto agjenci të bëjnë raportim. Nuk kam informacion për të dhënë për Sky Eccc, z deputet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një betejë e përditshme dhe vetëm nuk bën dot asgjë. Të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për të luftuar korrupsionin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts