Leo Messi është një kampion i lindur. Megjithëse nuk arriti dot ta mbyllte ndeshjen finale ndaj Kolumbisë, për shkak dëmtimi, ai sërish arrtit të thyejë një tjetër record. Dhe pse në moshën 37-vjeçare, Messi kujdeset që koleksioni i trofeve të shtohet. Kështu pasi Argjentina fitoi “Copa America”, Messi numëron 45 trofe në karrierë. Askush nuk është si ai. Dani Alves e ndjek me 43 trofe, teksa egjiptiani Hossam Ashour e ka mbyllur në kuotën e 39 trofeve.
Argjentina po ashtu vendosi rekord me fitoren 1-0 në finale kundër Kolumbisë. Kombëtarja “albiceleste” numëron 16 “Copa America” si askush tjetër. Uruguai ndjek me 15 trofe.
Një epokë e artë kjo e 3 viteve të fundit për Argjentinën. Kupa e Botës që u fitua në Katar rreth 2 vite më parë ishte kulmi deri tani, ndërsa cikli nuk është mbyllur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co