Lifestyle Shqiperia

“O Nuredin Dumani mbaje të dashurën, se po ta kapa…”/ Shënjestër e sulmit të djeshëm me tritol në Elbasan, kush është Xhovana Nikolli, e dashura e…

o nuredin dumani mbaje te dashuren se po ta kapa shenjester e sulmit te djeshem me tritol ne elbasan kush eshte xhovana nikolli e dashura e
o nuredin dumani mbaje te dashuren se po ta kapa shenjester e sulmit te djeshem me tritol ne elbasan kush eshte xhovana nikolli e dashura e

Në orët e të para të mëngjesit të së dielës, një atentat me lëndë plasëse u raportua në Elbasan.

Mësohet se shënjestër e atentatit është Xhovana Nikolli një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si e dashura e Amarildo Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli, ku është kthyer në një të penduar të drejtësisë.

Si pasojë e sulmit mbeti i plagosur fqinji i saj shtetasi Enea Thomarai, rreth 26 vjeç.

Para Policisë së Elbasanit, Nikolli s’ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar.
Pak ditë më parë, ajo ka shpërndarë një video në rrjet, duke folur mbi të dashurën e Nuredin Dumani.
“O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund t’i bëj…”, thoshte ajo.

Kujtojmë se Xhovana Nikolli bëri bujë në rrjetet sociale, kur shkoi në burgun 313 te Nikolli e veshur me fustan nusërie.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë. Gëzuar 2-vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruante Xhovana Nikolli në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts