Bota Sport

Trajneri i Argjentinës: Finalja me Spanjën do të jetë problem, kam një lidhje të veçantë

trajneri i argjentines finalja me spanjen do te jete problem kam nje lidhje te vecante


































Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni ka folur për mediat pasi fitoi edhe Kupën e Amerikës. Ai u ndal tek dëmtimi i Mesit por edhe tek përballja me Spanjën në “Finalissima”, e njohur ndryshe si Kupa e Kampionëve CONMEBOL-UEFA.1721037601074_84a2b2fb-6d9a-4e79-9126-55ee676c57c4“Mesi është lojtari më i mirë në histori dhe ai dëshiron të vazhdojë të luajë. Ai kurrë nuk dëshiron të dalë sepse nuk do t’i zhgënjejë shokët e skuadrës, sepse e di se do të thotë për shokët e tij. Edhe me kyçin e këmbës të fryrë, ai nuk donte ti linte vetëm shokët e tij. Familja ime është këtu dhe ne jemi dyfish të lumtur. Spanja fitoi dhe Argjentina fitoi. Një pjesë e familjes sime është spanjolle dhe jam i lumtur që Spanja fitoi. Unë kam një lidhje e veçantë me vendin, unë jetoj atje dhe e njoh trajnerin De La Fuente. Nëse do të luhet finalja, do të jetë problem sepse familja ime është e ndarë tani, ata po tregojnë një mënyrë të ndryshme të lojës nga të tjerët”, përfundoi Skaloni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts