Euro 2024/ Ja përse do të mbahet mend evropiani i Gjermanisë, nga goli më i shpejtë i Bajramit, tek autogolat si dhe shumë rekorde të tjera të thyera

euro 2024 ja perse do te mbahet mend evropiani i gjermanise nga goli me i shpejte i bajramit tek autogolat si dhe shume rekorde te tjera te thyera
euro 2024 ja perse do te mbahet mend evropiani i gjermanise nga goli me i shpejte i bajramit tek autogolat si dhe shume rekorde te tjera te thyera

Ditën e djelë u ul sipari edhe i Kampionatit Evropian, Gjermani 2024, me triumfin në finale të skuadrës së Spanjës ndaj Anglisë së Southgate, me rezultatin 2-1. Por cilat ishin të veçantat e këtij evropiani dhe përse do të mbahet ai ndërmend. Shumë rekorde u vendosën në këtë kampionat Europian, madje dy prej tyre nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Nedim Bajrami arriti të shënonte pas 23 sekondash në ndeshjen kundër Italisë duke u bërë goli më i shpejtë në historinë e Europianëve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare përfitoi nga një top i kthyer në mënyrë të gabuar nga Dimarko dhe theu Donarumën. Por edhe Klaus Gjasula vendosi rekord në ndeshjen kundër Kroacisë. Ai u bë lojtari i parë në historinë e Europianit që shënon gol dhe autogol si zëvendësues.

Mirëpo, rekordet nuk janë ndalur vetëm tek kuqezinjtë. Edhe të tjerë lojtarë kanë thyer rekorde me prezencën apo golat e tyre. Lamin Jamal u bë lojtari më i ri që shënon gol në një kampionat Europian dhe këtë rekord e theu pikërisht kundër Francës, ku realizoi një supergol në portën e Menjasë. Por Jamal ishte edhe lojtari më i ri që ka luajtur një Europian, në moshën 16 vjeç dhe 338 ditë. * Julian Nagelsman ishte trajneri më i ri që ka drejtuar një kombëtare në Europian, në moshën 36-vjeçare dhe 327 ditë. Dominik Sobozlai u bë kapiteni më i ri në një Europian në moshën 23 vjeç dhe 243 ditë.

Luka Modriç është golashënuesi më i vjetër i një kompeticioni të tillë, pasi realizoi kundër Italisë në moshën 38 vjeç dhe 289 ditë. Nëse kroati theu rekordin e moshës së golit, Pepe u bë lojtari më i vjetër në një Europian në moshën 41 vjeç dhe 117 ditë. Shoku i tij i skuadrës Kristiano Ronaldo u bë lojtari i vetëm që ka luajtur 6 faza finale të ndryshme në kampionatin Europian. Ai ka edhe numrin më të lartë të ndeshjeve në këtë kompeticion.

Një tjetër aspekt shumë i veçantë për të cilin spikati ky Europian ishin autogolat e shënuar. Nuk është rekord sepse numërimi ngeci në kuotën e 10 të tillëve, ndërsa numri më i lartë është shënuar është në “Euro 2021”, ku shkuan në rrjetë 11 autogola. Kishte autogola ku lojtarët ishin të pafat, por edhe të tjerë kur gabuan në mënyrë amatore, duke dhuruar momente gazmore edhe për tifozët dhe publikun. Sigurisht që ishte një Europian që do të mbahet mend edhe për këtë.

Ndërkohë elemente të tjera të veçanta ishin fakti se Gjermania u bë skuadra e parë që shënon 5 gola në një ndeshje hapëse të Europianit që nga viti 1960, kur Jugosllavia mundi Francën 5-4. “Pancerat” mundën 5-1 Skocinë. Mesfushori turk Arda Gyler u bë lojtari më i ri u bë lojtari më i ri që shënon në një debutim Europian, në moshën 19 vjeç dhe 114 ditë. Ai ka eklipsuar Kristiano Ronaldon, i cili kishte rekordin 19 vjeç dhe 128 ditë në vitin 2004. * Françisko Konseisao me golin kundër Çekisë ndaj Portugalisë u fut në grupin e baballarëve dhe fëmijëve që kanë shënuar gol. Serxho Konseisao ka shënuar në vitin 2000. Të vetmit që kishin shënuar më parë ishin Enriko Kieza dhe Federiko Kieza. * Xhud Bellingam u bë lojtari më i ri që luan 2 faza finale të Europianit në moshën 20 vjeç dhe 353 ditë, duke thyer Musialën që e kishte bërë këtë në moshën 21 vjeç dhe 109 ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →