Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ka paraqitur dorëheqjen për të shërbyer si kryediplomatja e Bashkimit Evropian.
Kallas informoi sot parlamentin në Talin për vendimin e saj dhe i dorëzoi dokumentin e dorëheqjes presidentit Alar Karis.
Sipas kushtetutës së Estonisë, vendimi i Kallas automatikisht çon në dorëheqjen e të gjithë qeverisë së vendeve balltike të BE-së dhe NATO-s.
Derisa të konfirmohet një kabinet i ri i ministrave, qeveria do të qëndrojë në detyrë të përkohshme.
Kallas, 47 vjeç, u emërua nga krerët e BE në qershor për t’u bërë shefja e politikës së jashtme të bllokut, duke zëvendësuar Josep Borrell.
Qeveria e Kallas ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus dhe ka mbështetur një politikë të fortë ndaj Moskës.
Në fillim të këtij viti, emri i saj u shtua në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme ruse për akuza të paspecifikuara penale.
Ajo u bë kryeministrja e parë (grua) e Estonisë në vitin 2021.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co