“Jemi në betejë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”/ Dumani flet për komisionin anti-korrupsion: SPAK i pavarur – por vullneti politik mund të…

jemi ne beteje per ti dhene fund pandeshkueshmerise dumani flet per komisionin anti korrupsion spak i pavarur por vullneti politik mund te
jemi ne beteje per ti dhene fund pandeshkueshmerise dumani flet per komisionin anti korrupsion spak i pavarur por vullneti politik mund te

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani foli në Kuvend edhe për ngritjen e komisionit anti-korrupsion. I pyetur nga deputetët nëse kjo nismë mund të cenojë pavarësinë e SPAK, Dumani tha se Struktura e Posaçme është institucion i mbrojtur nga Kushtetuta, si produkt politik, por shtoi se po vullneti politik mund të çojë në vendime të cilat ndikojnë punën e SPAK.

Sa i takon sulmeve dhe akuzave ndaj prokurorëve, Dumani tha se nuk ndikojnë punën e SPAK, duke shtuar se misioni është dhënia fund e pandëshkueshmërisë.

Altin Dumani: Komisioni Antikorrupsion? Çdo reformë që bëhet të ketë në fokus respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. SPAK aktualisht të gjithë e dimë është institucion Kushtetues i pavarur, korniza ligjore e Kushtetuese garanton pavarësinë e institucionit. Siç është korniza ligjore Kushtetuese aktualisht. Parlamenti, është çështje e vlerësimit të Parlamentit. Ishte vullnet politik krijimi i SPAK, është po vullneti politik për të ndërmarrë masa të tjera që mund të afektojnë SPAK. Nuk mund të komentoj veprimtarinë e një institucioni siç është Kuvendi i Shqipërisë.

Fyerjet publike? Jo vetëm ndaj meje, por prokurorë të SPAK janë bërë objekt fyerjesh personale, familjare. Si drejtues i institucionit s’kam asnjë reagim për fyerjet dhe sulmet, por ajo që unë bëj dhe bashkë me kolegët e mi të nderuar prokurorë e hetues, është që të përpiqemi të hetojmë çështje të suksesshme gjithmonë bazuar në ligj e prova për t’i demonstruar opinionit publik shqiptar, Kuvendit dhe gjithë të tjerëve që SPAK nuk po bën mrekullira por po kryen detyra e veta, po ushtron veprimtarinë ligjore me synim përmbushjen e qëllimit për dhënien fund pandëshkueshmërisë. Betejë e përditshme që nuk mbaron, por po përpiqemi me hapa të ngadaltë që të ecim përpara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →