VIDEO/ Kualifikohet në gjysmëfinale të Copa Del Rey, Atletico Madridi “tregon dhëmbët”

video kualifikohet ne gjysmefinale te copa del rey atletico madridi tregon dhembet

Atletico Madrid është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi mundi 1-0 Sevillian. Në pjesën e parë, të besuarit e Sanchez Flores nuk dolën asnjëherë në lojën e tyre, madje nuk regjistruan asnjë goditje në portë. Në krahun tjetër, Los Colchoneros fituan penallti, e cila u shkaktua nga Marcao në minutën e 26-të. Nga pika e bardhë u nis Antoine Griezmann, që dështoi të shënonte. Në fraksionin e dytë, ekipet u vendosën në kërkim të golit.

Pas një ore lojë, francezi Griezmann realizoi, por goli u anulua për offside. Fati duket se nuk ishte me djemtë e Simeones, sërish “rrjeta” e Depay në të 70-tën u cilësua pozicion i parregullt. Gjithsesi, e 3-ta e vërteta, Atheltico Madrid iu fal golit të Depayt në të 79-tën për kualifikimin.

Mbyllet kështu kjo sfidë, tejet e luftuar, arbitri Manzano nxorri jo pak por 8 herë nga xhepi kartonin e verdhë. Skuadra e tjera të kualifikuara janë Athletico Bilbao, Sociedad dhe Mallorca.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co