Bota

Zgjedhjet në SHBA/ “Do bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar”- Donald Trump zgjedh kandidatin e tij për zv.president

zgjedhjet ne shba do beje gjithcka qe mundet per te me ndihmuar donald trump zgjedh kandidatin e tij per zv president



































Donald Trump ka emëruar senatorin e Ohajos JD Vance si kandidatin e tij për zgjedhjet presidenciale.

566544

Kjo do të thotë se nëse Trump zgjidhet këtë nëntor, zoti Vance do të bëhet zëvendëspresident.

Trump tha se ai e mori vendimin “pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentet e jashtëzakonshme të shumë të tjerëve”.

Duke postuar në Truth Social, ai shkroi: “JD i shërbeu me nder vendit tonë në Trupat e Marinës, u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos në dy vjet me shumë lavdi dhe është një i diplomuar në shkollën juridike të Yale, ku ai ishte redaktor i Yale Law Journal, dhe president i Shoqatës së Veteranëve të Ligjit Yale.”

Ai vazhdoi: “JD ka pasur një karrierë shumë të suksesshme biznesi në teknologji dhe financa, dhe tani, gjatë fushatës, do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi shkëlqyeshëm.”

Trump shtoi: “Si nënpresident, JD do të vazhdojë të luftojë për kushtetutën tonë, do të qëndrojë me trupat tona dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar që ta bëj AMERIKËN SË MADHE SËRISH.”

Veterani i marinsave amerikanë dikur e përshkroi veten si “kurrë Trumper”, por që atëherë është bërë një mbështetës i besueshëm, madje ka marrë pjesë në gjykatë në Nju Jork për të mbështetur Trumpin në gjyqin e tij për paratë e heshtura.

Z. Vance është në linjë me mentalitetin populist të Trump dhe ka të ngjarë të jetë i këndshëm për bazën MAGA – ndoshta edhe si një pasardhës i mundshëm një ditë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts