Ish-prokurori Eugen Beçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar raportimin e sotëm të kreut të SPAK, Altin Dumani para Kuvendit.
Beçi u shpreh se kishte një paradoks në lidhje me raportimin e sotëm, duke thënë se Dumani kishte përballë tij ndoshta të gjithë subjektet e hetimeve të tij dhe institucionit që drejton.
Sipas tij, në këtë mënyrë është e vështirë të ketë një raport normal sa i përket raportimit dhe llogaridhënies së legjislativit.
Ai shtoi se përballë kreut të Prokurorisë së Posaçme, kampi i majtë u shfaq “me një servilizëm të dukshëm”, ndërsa në kampin e djathtë kishte një qasje më kritike dhe kundërshtuese ndaj Dumanit.
“Duke nisur nga raportimi në Kuvend, këtu ka një paradoks të madh që duhet zgjidhur ndoshta me Kushteutë. Duke marrë shkas nga fakti që një nga përfaqësuesit e mazhorancës foli dhe mori në mbrojtje drejtuesin e SPAK, duke thënë se ky është vetting jonë, këtu zbërthehet skema. Një person që shkon në sallën e parlamentit dhe aty ka gjithë subjektet e hetimeve të tij, është e vështirë të ketë një raport normal sa i përket raportimit dhe llogaridhënies së legjislativit.
Kampi i majtë me një servilizëm të dukshëm mbështeti kreun e SPAK dhe në krahun tjetër kampi i djathtë që edhe po t’u thoshte shëndet Dumani, do i thoshin “plaç”. Seanca e sotme për këto arsye ishte vështirësi e madhe për të kuptuar se kreu i SPAK paraqitet në parlament për të thënë se i erdhi fundi pandeshkuëshmërisë, por shpresoj të mos vijë dita e ndëshkimit pa ligj. Deputetët duhet të ishin më të qartë në pyetjet e tyre. Nuk dëgjova ndonjë deputet për shkelje të parimeve veç Leskajt”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co