Një sulm është raportuar në një xhami në Oman, ndërsa raportohet se 4 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi pranë një xhamie në kryeqytetin Muscat të Omanit. “Policia Mbretërore e Omanit i është përgjigjur një incidenti me të shtëna që ndodhi në afërsi të një xhamie në zonën Al-Ëadi Al-Kabir”, thuhet në raportimin e policisë. Një sulm i tillë është i rrallë në këtë vend, i cili ka luajtur rregullisht rolin e ndërmjetësit në konfliktet rajonale.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Muscat dha një alarm sigurie pas të shtënave dhe anuloi të gjitha takimet për viza të martën.
🚨 BREAKING 🚨
⚠️ Warning, graphic content ⚠️
Terrorist attack at a Shia mosque outside #Oman’s capital #Muscat.
Initial report 21 dead, many injured. pic.twitter.com/z0hkUXtumC— Fawad Rehman (@fawadrehman) July 16, 2024
“Qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë lajmet lokale dhe të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve lokale”, shkroi ambasada në platformën e mediave sociale X. Policia tha se “janë marrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme të sigurisë për të trajtuar situatën”. “Autoritetet po vazhdojnë të mbledhin prova dhe të kryejnë hetime për të zbuluar rrethanat e incidentit”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co