Bota

U rrëzuan nga lartësia dy punëtorë, arrestohen inxhinierët e objektit në ndërtim! Ja si është gjendja e të dëmtuarve

u rrezuan nga lartesia dy punetore arrestohen inxhinieret e objektit ne ndertim ja si eshte gjendja e te demtuarve



































Dy punëtorë janë rrëzuar nga lartësia në një objekt në ndërtim në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe dy punonjësit me iniciale B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

ambulance

Ndërkohë uniformat blu kanë arrestuar dy inxhinierët e firmës, shtetasit me iniciale B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts