Bota

A do të ulet çmimi i karburanteve? Ministri Mete paralajmëron: Po ndjekim procedurat për të mbyllur koncesionin e markimit

a do te ulet cmimi i karburanteve ministri mete paralajmeron po ndjekim procedurat per te mbyllur koncesionin e markimit
a do te ulet cmimi i karburanteve ministri mete paralajmeron po ndjekim procedurat per te mbyllur koncesionin e markimit


































Ministri i Financave, Ervin Mete ka paralajmëruar mbylljen e koncesionit të markimit të naftës. I pyetur nga deputeti i PD, Bledion Nallbati në lidhje me çmimin e lartë të karburanteve në vend, ministri tha se do të diskutohet në paketën fiskale.  

Ministri u shpreh gjithashtu se me kërkesë të FMN kishin parashkuar se do të duhet që akciza të indeksionet me normën e inflacionit.

“Ne do të kemi rast besoj që gjatë prezantimin të paketës fiskale të diskutojmë edhe për ngarkesat fiskale në mallra të caktuara. Qëllimi sot i projektligjit ishte për të hequr koncesionarin nga ligji, Duke pasur parasysh këtë ndjeshmëri, në paketën e vitit të kaluar bëmë një indeksim të akcizës për karburantet. Kishim të parashikuar me kërkesë të FMN do të duhet që akciza të indeksionet me normën e inflacionit. Bëmë një kufizim që thamë çdo dy vjet do rritet jo më shumë se 1.5%, pra duke e ulur me 8-9 herë nga indeksimi që ishte i planifikuar të bëhej vjet tek karburantet. Aty ka edhe një koncesion tjetër që është koncesioni i markimit, që po ashtu po ndjekim procedurat për të shkuar drejt mbylljes. Është një koncesion që shkakton kostot tek karburantet. Por kur të diskutojmë për paketën fiskale do të diskutojmë më gjatë”, tha ministri ne Komisionin e Ligjeve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts